Na ndiq


500mL, 1L, 5L, 10L, 1t.
biostimulator i lëngshëm

OrgaNIKA BIO është e fituar me metodën e copëzimit hidrodinamik molekular të plehut të ahurit dhe lëndëve të tjera të para natyrore. Përzierja e këtyre elementeve përmban gamë të gjerë të elementeve natyrore dhe ekologjikisht të sigurta, elementeve dhe bashkësive biogjenike ushqyese, si edhe lloje efektive të mikroorganizmave, me qëllim prodhimin e rendimenteve të larta dhe cilësore të produkteve organike.

  • Karakteristika
  • Përbërja
  • Si funksionon
  • Përdorimi dhe aplikimi/Doza e rekomanduar
  • Përdorimi i rekomanduar
  • Efekte

OrgaNIKA BIO është biostimulator universal ekologjikisht i sigurt për revitalizimin e tokës, për stimulimin e rritjes së bimëve, rimëkëmbjen e tyre dhe rezistencën e tyre biologjike ndaj sëmundjeve fito-patogjene dhe dëmtuesve.

Gjithashtu e rrit nivelin e lëndës së thatë, vitaminave dhe sheqernave, ndërsa niveli i nitrateve ulet nga 2.5 në 4 herë. Përdorimi i kësaj përgatitje mundëson zvogëlimin e dozës së plehrave minerale dhe substancave kimike deri në 50%.

Prania e nivelit të lartë të përbërësve bioaktivë në biohumus është një lëndë e parë ideale për prodhimin e OrgaNIKA BIO. Proceset e vermikompostimit e zvogëlojnë humbjen e nitratit, azotit dhe materieve të tjera ushqyesve.

Përmban përbërje të tretshme në ujë: acide humike dhe fulvike, acide organike, aminoacide, peptide rregullatore, vitamina, hormone dhe përbërje të tjera biologjikisht aktive, si dhe mikroflora të dobishme të tokës (rizosferike dhe mikorizale).

OrgaNIKA BIO stimulon ndarjen qelizore dhe zhvillimin e sistemit rrënjor duke përmirësuar përthithjen dhe transportimin e materieve ushqyese nga toka, duke rezultuar në fotosintezë më intensive, me lulëzim më të mirë, fekondim dhe madje edhe maturim të barabartë. Kjo mundëson që të zvogëlohen ndryshimet negative fiziologjike gjatë ruajtjes (magazinimit).

OrgaNIKA BIO ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e vetive të tokës

Fizikisht: e përmirëson teksturën dhe strukturën e tokës;

Biologjikisht: pasuron mikroflorën rizosferike dhe rrit aktivitetin e enzimave;

Kimikisht: pasuron tokën me materie organike dhe ndihmon në transformimin e formave të paarritshme të materieve ushqyese në forma fiziologjikisht të disponueshme; dekontaminim të tokës nga substancat dhe përbërjet toksike;

Perime/Kopshtari

OrgaNIKA BIO aplikohet në mënyrë foliare në dozë prej 3l / ha , çdo 7-14 ditë, nga fidani deri te korrja.


1.Faza e mbjelljes
Në mënyrë që të stimulohet mbirja e farës, rekomandohet që farat të zhyten në Organika Bio të holluar, të përzier me ujë në një raport prej 1:10. Farat e njomura mirë lihen të mbijnë ose thahen dhe janë gati për mbjellje.

2.Në fidan: Pas shfaqjes së gjethes së katërt 100-200 ml / 10 l ujë – aplikohet në mënyrë foliare në çdo 5-7 ditë;

3.Pas lulëzimit: 3-5l /1ha – përzihen me ujë dhe aplikohet në mënyrë foliare;

4. Faza e pjekjes së rendimentit: 3-4l /1ha – përzihen me ujë dhe aplikohet në mënyrë foliare në çdo 7-14 ditë;

5. Para korrjes: 3-5l /1ha – – përzihen me ujë dhe aplikohet në mënyrë foliare;

Fruta molle (mollë, dardhë, kivi)

OrgaNIKA BIO aplikohet në mënyrë foliare në dozë prej 3l / ha, aplikim vetjak, ose me mbrojtje me pesticide (fungicide, insekticide)

1.Shfaqja e masës gjethore – 2-3l/ha

2.Pas lulëzimit me 3 l/ 1ha

3.Lidhja e frutave – 3l / ha 

4.Frutim intensiv -  një deri në dy trajtime deri në 10 ditë - 3-4 l / 1 ha

5.10-14 ditë para korrjes me 3l / ha

FRUTA LULESHTRYDHE
OrgaNIKA BIO aplikohet në mënyrë foliare në dozë prej 3l / ha , në mënyrë vetjake ose me aplikimin e pesticideve (fungicideve, insekticideve).

1.Fillimi i rritjes vegjetative (formimi i masës gjethore) 300ml/10l ujë

2. Para ose pas lulëzimit - 3 l / ha

3. Gjatë fitimit të ngjyrës së parë – 3-4l /ha

4. 10-15 ditë para korrjes – 3l / ha

VRESHTARI

OrgaNIKA BIO aplikohet në mënyrë foliare në dozën prej 3l / ha , në mënyrë vetjake ose me trajtime të rregullta për mbrojtje me pesticide (fungicide, insekticide)


1. Kur lastarët janë me gjatësi prej 15-20cm – 3 l/ ha

2.Pas lulëzimit me 3 l / ha

3. Rritje intensive e rrushit me 3-4 l / ha

4. Nga paraqitja e ngjyrosjes deri në fazën e pjekjes së rrushit, rekomandohen 2 trajtime – 3l / ha

 KULTURË ARRORE

OrgaNIKA BIO aplikohet në mënyrë foliare në dozën prej 3l / ha , në mënyrë vetjake ose me aplikim të pesticideve (fungicide, insekticide)

1.Faza e pushimit – menjëherë pas korrjes (nëse ende ka masë gjethesh, mund të trajtohet në mënyrë foliare)

2.Faza e vegjetacionit (fundi i Majit, fillimi i Qershorit)

3.Faza mëvonshme  vegjetative (Korrik, Gusht)

 

Fruta me bërthamë  (Pjeshkë, kumbull, qershi, kajsi)


OrgaNIKA BIO aplikohet në mënyrë foliare në dozën prej 3l / ha , në mënyrë vetjake ose me aplikim të pesticideve (fungicide, insekticide)

Rekomandohet të paktën 5-6 aplikime, duke filluar nga:

  1. Zhvillim të masës gjethore 15 ditë para lulëzimit – janë të rekomanduara 2 trajtime – 3l / ha
    2. Formimi i frutit deri në mbushjen intensive me fruta – janë të rekomanduara 2 trajtime -  3l / ha
    3. Fillimi i pjekjes – janë të rekomanduara 1-2 trajtime -  3l / ha


PATATE

1.Shfaqja e masës vegjetative – 3l/ha2.

2.Formimi i zhardhokëve – 4l/4a3.

3.Pas 20 ditësh – 3l/ha

DUHAN

1.Në filiz: Pas shfaqjes së gjethes së katërt 100-200мл / 10 l ujë – aplikohet në mënyrë foliare, në çdo 7 ditë;

2.Nga mbjellja deri në fund të fazës së butonizimit, janë të rekomanduara 4 trajtime – 3/hа

3.Trajtimi i rekomanduar, pas çdo korrje infektive – 2-3l/ha

OrgaNIKA BIO ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e vetive të tokës siç janë:

  • Rritja e rendimentit me 20-30%;
  • Mbirja dhe potenciali energjetik i farës;
  • Stimulimi i rritjes dhe zhvillimit të bimëve;
  • Aktivitet më i madh i fotosintezës;
  • Rritja e vitaminave, sheqernave, proteinave dhe yndyrave;
  • Rezistencë ndaj thatësirës, ​​temperaturave të ulëta dhe kripërave;
  • Redukton koeficientin e transpirimit;

Mbani lidhje

Mos ngurroni të na kontaktoni!